
Kantina Caco
Si nisi gjithçka?
“Distilimi” ka qenë dhe vazhdon të jetë një aktivitet i rëndësishëm në jetën e familjeve shqiptare, sidomos në zonat rurale të Shqipërisë që prej lashtësisë. Aktivitet i cili pasqyrohet edhe në shumë vepra artistike si piktura, skulptura, murale dhe mozaikë që datojnë që prej fillimit të kohërave. Traditë të cilën e ndoqi edhe Familja Caco qe prej fillimit duke punuar vreshtat qe gjyshi kishte, te cilet ne ate zone quheshin “vreshtat e Dautit”. Aktiviteti familjar filloi me prodhimin e rakisë dhe me pas vazhdoi me prodhimin e verës në fshatin Grabovicë të Pogradecit.
Në fillimet e viteve të ndryshimit të sistemit, Familja Caco e zgjeroi bashkëpunimin me një teknolog në qytetin e Përmetit duke filluar kështu edhe prodhimin e verës. Në vitet në vazhdim kantina investoi në ambiente më të përshtatshme për prodhimin e verës dhe rakisë si dhe çertifikimin për sigurinë ushqimore. Më pas hyri në epokën e teknologjisë dhe profesionalizmit të prodhimit të verës. Investimi i rradhës ishte një linjë e tërë prodhimi për kantinën si edhe përmirësim i brand-it me etiketat dhe ambalazhimin.
Cilësia e vreshtit është faktor shumë i rëndësishëm dhe kyç për një produkt përfundimtar sa më afër konsumatorit, por pika e forte e kantines eshte teknologjia dhe procesi i perpunimit te lendes se pare. Kantina Caco është “bekuar” nga natyra duke patur një “terroir” shumë të përshtatshëm. Mikroklima e Liqenit të Ohrit luan një rol shumë të rëndësishëm në shijen e veçante të rrushit dhe automatikisht të produkteve që prodhohen aty. Dielli, ajri, uji dhe njeriu të mbështetur nga një teknologji moderne dhe të rafinuar krijojnë kombinimin e përsosur për një produkt unik!
Kantina Caco ka nisur një udhëtim të bukur dhe të veçantë në fushën e distilerisë, një udhëtim i cili daton që në lashtësi dhe do të vazhdojë për vite me rradhë. Në fund të këtij udhëtimi qëllimi është një produkt i cili reflekton përsosmëri, shije dhe identitet.
















