
VRESHTAT.
Historia e Kantinës Caco ka nisur me vreshtat që ndodhen pas shtëpise, në fshatin Grabovicë, Pogradec, aty ku aktualisht ndodhet edhe kantina. Gjyshi i familjes, emri i të cilit ishte Daut, ka shfrytëzuar vreshtat pas kantinës për prodhimin e rakisë artizanale në kushte shtëpie.
Tani pas shumë vjetësh Kantina Caco përdor shumë vreshta që ndodhen në zonën e Pogradecit. Këtu ju do të gjeni të gjitha vendodhjet e vreshtave të cilat përdoren nga Kantina Caco për një produkt sa më të larmishëm, lokal dhe të veçantë.